”Rrezik kthimi i kredive”, Spahiu: Qeveria të ndihmojë biznesin e vogël
Ekspertja e tregut financiar, Erjola Spahiu, thotë se qeveria duhet që të ndihmojë biznesin e vogël në mënyrë që të mos shkohet drejt mbylljes së tyre.
“Kam shqetësim për bizneset e vogla, nëse nuk bëjmë dot mirë, të paktën të mos bëjmë asnjë ndryshim për biznesin e vogël. Këto masat të shtyhen më tej për profesionet e lira. Se biznesi i vogël dhe profesionet e lira do të impaktohen më shumë, preket konsumi, kanë kreditë për të paguar do kemi mbyllje të bizneseve të vogla. Shpresoj që të jetë e përkohshme situata, në të kundërt do kemi efekte vitin e ardhshëm”.
Sipas Spahiut, tremujori i parë i viti të ardhshëm do të jetë më i vështirë, por hezitimi për të marrë kredi dhe shtrëngimi i kushteve të kredisë bëhet sensitiv për një individ dhe biznes.