Rrezikoi jetën e pushuesve duke lundruar me gomone, gjobitet drejtuesi me 1 milion lekë

Ditën e sotme është bllokuar një gomone në Jalë pasi po lundronte jashtë perimetrit të përcaktuar.

Sipas uniformave blu, bëhet me dije se drejtuesi i mjetit lundrues i cili rrezikoi jetën e pushuesve në det është gjobitur me 100 mijë lekë të reja.

Pas sinjalizimeve nga qytetarët për gomonen që kishte dalë nga perimetri i caktuar, forcat policore shkuan në vendngjarje dhe bllokuan mjetin lundrues.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe të pushuesve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me ata të Njësisë Policore Detare, pas informacioneve të marra se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë, kanë shkuar menjëherë në zonën e Jalës ku kanë konstatuar mjetin lundrues gomone që lëvizte jashtë perimetrit të caktuar për këtë aktivitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues, si dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin I. B., me masë administrative 100 000 lekë të rinj”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?