Rrezikoi jetën e pushuesve me gomone në Spille, policia bllokon mjetin lundrues (VIDEO)
Rrezikoi jetën e pushuesve me gomone në Spille, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë dhe bllokuan mjetin lundrues.
Policia Kufitare e Durrësit dhe Njësia Policore Detare informojnë se pas marrjes së njoftimit nga shërbimet e patrullës tokësore që patrullon në vijën bregdetare dhe nga pushues në plazhin e Spillesë, se një mjet lundrues gomone po lundronte brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Policia Kufitare identifikoi mjetin lundrues (gomone) dhe bëri bllokimin e menjëhershëm të tij.
Gjithashtu, ndëshkoi me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, për ushtrim të aktivitetit jashtë zonave të miratuara, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Mjeti i bllokuar u shoqërua në ambientet e SPK Durrës’.
KOHA JONË SONDAZH

