Rrezikojnë dëbimin nga Franca, shqiptarja-Macronit: Je shpresa e fundit
Pasi u njoftua se duhej të largohej nga territori francez, familja bëri një ankesë në Gjykatën Administrative në Besançon, për të rishqyrtuar edhe një herë situatën. Ata bënë një ankesë, por edhe gjykata e hodhi poshtë. Anëtarëve të familjes u rrezikohet jeta në çdo moment nëse kthehen në Shqipëri.
Mariola Gjiryqi i ka bërë thirrje Presidentit Emmanuel Macron për ndihmë. Në Lure, familja Gjiryqi, prindërit dhe tre fëmijët e tyre, jetojnë me ankthin e dëbimit. Më 3 Maj, Gjykata Administrative e Besançonit hodhi poshtë ankesën e familjes, pasi i ishte refuzuar kërkesa për azil. Ndaj familjes shqiptare tani ka një urdhër “detyrimi për t’u larguar nga territori francez”.
”Z.President, ti je zgjidhja jonë e fundit”, janë këto fjalët e Mariola Gjiryqit, nënë e tre fëmijëve, ku vijon: ”Ne kemi plotësuar të gjitha kriteret për t’u integruar. Kemi ndjekur kurset për të mësuar gjuhën franceze ku kemi marrë pjesë rregullisht dhe kemi dalë me rezultate të mira”. Çifti i bashkëshortëve dhe tre fëmijët e tyre ikën nga Shqipëria në vitin 2013 për të mbrojtur jetët dhe kërkuan azil në Francë.
KOHA JONË SONDAZH

