Rrezikon të mbetet tetraplegjik, familja Nexhipi thirrje qytetarëve

Familja Nexhipi nga Delvina apelon për ndihmë. Kryefamiljari i saj rrezikon të mbetet tetraplegjik, ndërsa operacioni që do të mund ta shpëtonte nga sëmundja kushton 20 mijë euro, shumë e papërballueshme për ta.

Prej 4 vitesh jeta e Nexhmi Nexhipit dergjet në shtrat. Paraliza nervore ja ka bërë të pamundur lëvizjen e gjymtyrëve të sipërm.

Së fundmi Nexhipi thotë se ka filluar të mos ndjejë as këmbët dhe rrezikon të mbetet tetraplegjik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nexhmi Nexhipi: Vajta katër vjet, jam vizituar në Tiranë. Kam paralizë komplet të trupit, duar dhe këmbë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni prej 20 mijë euro mund të realizohet vetëm në Turqi. Të gjitha kërkesat që ka dërguar në Kryeministri apo Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë marrë përgjigje.

Nexhmi Nexhipi: Nuk kam fuqi, nuk kam ndihma, nuk kam lekë, nuk kam asgjë.

Djali i tij thotë se e ka të pamundur të përballojë kostot e sëmundjes pasi të ardhurat nuk mjaftojnë as për ushqimet e ditës.

“Jemi tre vëllezër, të tre të papunë dhe jemi me një pension të babait prej 200 mijë lekësh. Ato nuk dalin as për ilaçet e babait”.

Të ndodhur në të tilla kushte, familja Nexhipi nga Delvina apelon shtetin dhe qytetarët për ndihmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?