Rrezikonin jetën e kalimtarëve, Bashkia e Tiranës heq soleta, oxhaqe e panele të shkëputura nga tërmeti

Në të gjithë lagjet e kryeqytetit po merren masa për të parandaluar fatkeqësitë që mund të vijnë si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar objektet nga tërmeti.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se në të gjithë Tiranën, shërbimi i emergjencave po heq me kujdes soleta, oxhaqe e panele të shkëputura nga termeti përpara se të rrezikojnë jetën e kalimtareve. Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe nëse konstatojnë një rrezik të tillë, të telefonojnë në nr 128.

“Në të gjithë Tiranën, shërbimi i emergjencave po heq me kujdes soleta, oxhaqe e panele të shkëputura nga tërmeti përpara se të rrezikojnë jetën e kalimtarëve!
Bashkëpunoni me autoritetet dhe telefononi falas në Nr. 128 për shërbimin Zjarrfikës në raste të ngjashme”, thekson Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?