Rrezikonin mbytjen tek Uji i Ftohtë, Policia u shkon në ndihmë tre pushuesve

Strukturat e policisë në mbarë vendin janë angazhuar për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë sezonit veror, por nuk kanë munguar rastet kur u kanë ardhur në ndihmë pushuesve të ndryshëm të cilëve iu është rrezikuar jeta.

Policia Kufitare Vlorë u shkoi sot në ndihmë tre pushuesve që rrezikoheshin në det, në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë.

Salla e DRKM Vlorë mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe, por kërkonte ndihmë pasi ndodhej rreth 1 milje larg bregut dhe kishte të pamundur kthimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy pushues të tjerë kishin hyrë në det me not për t’i ardhur në ndihmë shtetases, por për shkak të distancës së largët nga bregu u rrezikuan edhe ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur marrjen në bord të tre pushuesve. Falë reagimit në kohë të Policisë Kufitare, tre shtetasit u nxorën në breg të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare Vlorë mbetet e angazhuar 24/7 për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe fton qytetarët që në çdo rast emergjence të kontaktojnë menjëherë në numrin 112.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?