Rrezikonte të binte në humnerë, shpëtohet shoferi turk në Dibër

Një shofer turk është ndihmuar nga Policia Rrugore e Dibres në bashkëpunim me disa banorë të zonës, pasi rrezikonte të binte nga një humnerë.

Në vendin e quajtur ura e “Doçit” në Kastriot të Dibrës, nga ora 18:00 deri në orën 23:30, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe tre banorëve të zonës i është dhënë ndihmë një drejtuesi mjeti me inicilaet M.T, (shtetas turk) pasi mjeti i tij tip “kamion” doli nga rruga në një urë të ngushtë dhe rrezikonte të binte në humnerë.

Rrezikonte të binte në humnerë, shpëtohet shoferi turk në Dibër

“Pas organizimit të punës nga Shefi i Trafikut Urban dhe Interurban, punonjës të Policisë Rrugore, të ndihmuar nga banorë të zonës, pavarësisht kohës të ftohtë e rreshjeve të shiut, i dhanë ndihmën e nevojshme dhe nxorën mjetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Rrugore e ka ndihmuar drejtuesin e mjetit deri në qendër të banuar, ku dhe morën masa për të ndihmuar drejtuesin e kamionit që të riparonte dëmin e shkaktuar, si dhe i siguruan atij ushqim e mbështetje deri në largimin e tij nga zona e Dibrës. Shtetasi turk gjatë një interviste për një media shprehu falenderime për Policinë Rrugore dhe banorët për ndihmën e dhënë”- thuhet nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?