Rreziku i destabilizimit në Ballkan, por do të përfitojë Shqipëria nga lufta në Ukrainë? Borell: Të ringjallim zgjerimin e BE-së
Frika e një rreziku të destabilizimit në Ballkan si pasojë e futës ruse në Ukrainë, bën që shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell ti kërkojë unionit që të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur bisedimet zyrtare për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Për të pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia është një moment për ringjalljen e procesit të zgjerimit.
”Do të vazhdojmë të flasim me Bullgarinë derisa kjo çështje të zgjidhet. Nuk mundet më që problemet dypalëshe të përcaktojnë procesin e anëtarësimit. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarë te aleancës ushtarake janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina mbeten jashtë”.