Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 07:43 Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) njoftoi të premten pezullimin e të gjitha fluturimeve në të gjithë vendin , për shkak të problemeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrëzimi i pr.ligjit të PL për naftën, Meta: Kryeministri majmet nga krizat, s’ngopet së vjedhuri

Aktualitet E martë, 14 Prill 2026 19:31
Rrëzimi i pr.ligjit të PL për naftën, Meta: Kryeministri majmet nga krizat, s’ngopet së vjedhuri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagon për rrëzimin e projektligjit për naftën duke u shprehur se ishte i pritshëm dhe hodhi akuza se kryeministri Rama “majmet” e madje “i fabrikon qëllimisht” edhe kur nuk ka. Ish-presidenti thotë se kryeministri po “e godet egërsisht” këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë. ”A nuk ishte ky që shpiku të ashtuquajturën krizë energjetike, për të justifikuar sjelljen e dy “tigrave” rrangallë nga Bangladeshi, të cilët nuk prodhojnë asnjë kilovat energji? A nuk ishte ky që shpiku krizën e mbetjeve vetëm me qëllim grabitjen e qindra milion eurove me inceneratorë, si ai që nuk ekziston i Tiranës, apo si ata që nuk punojnë?”,-shkruan Meta.

Postimi i plotë

Rrëzimi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve i projektligjit të Partisë së Lirisë për uljen e çmimeve të larta të karburanteve ishte i pritshëm, pasi ky kryeministër jo vetëm lumturohet, por edhe majmet më shumë nga krizat. Ai jo vetëm nuk mjaftohet duke ua transferuar barrën e krizave tërësisht qytetarëve më të pambrojtur, por i shfrytëzon ato pa asnjë kufi, thjesht dhe vetëm për përfitime korruptive, siç u pa pas tërmetit tragjik, gjatë pandemisë COVID-19 dhe siç po ndodh edhe sot me krizën aktuale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Madje, edhe kur vendi nuk përballet me kriza reale, është po ai që i fabrikon qëllimisht ato sepse nuk ngopet së vjedhuri shqiptarët. A nuk ishte ky që shpiku të ashtuquajturën krizë energjetike, për të justifikuar sjelljen e dy “tigrave” rrangallë nga Bangladeshi, të cilët nuk prodhojnë asnjë kilovat energji? A nuk ishte ky që shpiku krizën e mbetjeve vetëm me qëllim grabitjen e qindra milion eurove me inceneratorë, si ai që nuk ekziston i Tiranës, apo si ata që nuk punojnë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndaj dhe nuk habitemi sepse që nga viti 2017 kur mori i vetëm, jo vetëm timonin e tepsinë, por edhe Ministrinë e Bujqësisë, ai e godit egërsisht këtë sektor jetik për ekonominë e vendit. Rezultatet e kësaj politike antikombëtare dihen, sepse mjafton të krahasojmë përgjysmimin e numrit të gjedhëve, nga 492 mijë krerë në vitin 2017, në 226 mijë krerë aktualisht, si edhe të numrit të të imtave (dele dhe dhi) nga 3,1 milion krerë në vitin 2017, në 1,9 milion krerë aktualisht.

Mund t'ju interesojë

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 8 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 1 ore
Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Para 1 ore

Përgjysmimi i blegtorisë ka prodhuar edhe 2-3 fishimin e çmimeve të produkteve vendase blegtorale, që sot tregëtohen më shtrenjtë edhe se në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian. Kjo politikë ka ecur paralelisht me vetë shpopullimin e zonave rurale dhe krahinave të tëra të Shqipërisë, sepse ky ka qenë edhe qëllimi kryesor i axhendës antikombëtare të shpopullimit, të godasë fort veçanërisht fermerët dhe bujqësinë, këtë sektor jetik për ekonominë e vendit.

Taksat e shtuara te karburantet, nga 40% në qeverisjen Berisha në 60% në qeverisjen Rama, kanë ndodhur për shkak të një administrate aktuale tërësisht të korruptuar fiskale, e cila rritjen e informalitetit e kompenson me shtimin e taksave që duhet të paguajnë qytetarët, politikë që sjell vetëm falimentimin e prodhimit vendas dhe fermerëve. Partia e Lirisë e ka një ndër 5 prioritetet kryesore mbështetjen e bujqësisë për popullimin e Shqipërisë, për rritjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, për luftën kundër varfërisë.

Vetëm duke nxitur prodhimin vendas, duke ulur taksat dhe eleminuar pragjet thellësisht diskriminuese, duke rritur subvencionet për çdo krerë bagëti dhe sipërfaqe të mbjellë, duke shtuar financimin dhe mundësuar riçeljen e fondeve IPARD të bllokuara prej 3 vitesh për shkak të korrupsionit, Shqipëria jo vetëm do të dalë nga kriza e rëndë ekonomike, por edhe do të shndërrohet në një fuqi eksportuese në rajon”

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 8 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 1 ore

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 7 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 10 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 9 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.