Rrëzimi i skelës në Gjermani, pas 10 ditësh në spital, ndërron jetë 33-vjeçari shqiptar

Ka shkuar në 5 numri i viktimave të shënuar si pasojë e rrëzimit të një skele në Gjermani. Mësohet se ka ndërruar jetë mbrëmë në Gjermani, 10 ditë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit shqiptari 33 vjeçar Alfred Visha. Lajmi u konfirmua për Balkanweb nga xhaxhai i 33-vjeçarit.

Visha nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.

Si pasojë e rrëzimit të skelës në kantierin e ndërtimit, humbën jetën edhe Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra, Rruzhdi Hoxha 33 vjeç, nga Kukësi dhe një tjetër shqiptar ende i paidentifikuar nga Mati.

SHKARKO APP