Rrëzohet helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes. Dy të vdekur, një i plagosur

Një helikopter është rrëzuar ditën e sotme në zonën e Grizhës, në Malësi të Madhe rreth orës 14:00. Dyshohet se në helikopterë kanë qenë tre persona, një prej të cilëve ka humbur jetën. Helikopteri i përket Ministrisë së Mbrojtjes dhe ka qenë në një mision patrullimi. Rrëzimi dyshohet se ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Konfirmohet se ka ndërruar jetë kapipteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha. Ndërsa Gerald Muça është efektivi i plagosur. Ai është çuar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës. Ndërkohë nuk dihen ende emrat e dy personave të tjerë që dyshohet se kanë humbur jetën. Helikopteri është rrëzuar në Liqenin e Shkodrës.

Lajmi i rrëzimi të helikopterit u konfirmua nga kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj për “Ora News”. Ai tha se helikopteri ka rënë në liqen. Marinaj tha se një person është nxjerrë i vdekur nga helikopteri dhe një tjetër është nxjerrë i plagosur. Sipas tij, në helikopter kanë qenë tre persona.

Ndërsa administratori i Malësisë së Madhe, Ismet Qosja tha në një lidhje telefonike, për Report TV se një helikopter ka rënë në liqenin e Shkodrës, në një largësi rreth 500 metra.

Forca të shumta të policisë dhe të FNSH-së ndodhen në vendngjarje. Po ashtu në vendin ku është rrëzuar helikopteri i cili thuhet se ka rënë në liqen kanë mbërritur edhe zjarrëfikëset si dhe autoambulancat.

(vijon…)

policia grizhe

1 2

grizhe[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=2mLowuEF30Y” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP