Rrëzohet me motor në Shirokë, 65-vjeçari alsidentohet rëndë
Një aksident ka ndodhur në Shirokë të Shkodrës ku një person që udhëtonte me motor është aksidentuar duke marrë plagë të rënda në trup. Sipas informacioneve bëhet e ditur se personi i aksidentuar është i moshës 65 vjeç dhe gjendet në gjendje kritike për jetën. Për shkak të plagëve ai është futur në sallën e operacioneve.
Njoftimi i plotë:
Informacion Paraprak
Me datë 21.04.2019 ora 15.00 në rrugën e Shirokës një person rreth 65 vjeç,ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga me motorçikletë, të cilit nuk dihet akoma identiteti dhe po trajtohet në sallën e operacionit pranë Spitalit Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

