Rrëzohet një helikopter me drogë në Spanjë, piloti një Major i Ushtrisë Shqiptare (FOTO/VIDEO)

Një helikopter që transportonte drogë është rrëzuar në Spanjë. Mësohet se helikopteri drejtohej nga një major i forcave ushtarake shqiptare, Sokol Feka, dhe transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës.

Lajmi është konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama, gjatë seancës së sotme në Kuvendit. Ai tha se njoftimi i palës shqiptare është bërë nga Ministria e Jashtme Spanjolle, e cila ka njoftuar Ministrinë e Jashtme Shqiptare. Kryeministri tha se Majori, punonte prej 18 vjetësh në Forcat e Armatosura Shqiptare. Ai është graduar Major në vitin 2009.

"Majori që drejtonte helikopterin e nisur nga Maroku, ishte pjesëtar i Forcave të Armatosuradhe  ishte graduar në vitin 2009", u shpreh Rama.

Ndërkohë mediat spanjolle e kanë raportuar së fundmi këtë ngjarje, duke saktësuar se në bordin e helikopterit ndodheshin dy persona, të cilët transportonin rreth 1 tonë hashash. Po sipas mediave spanjolle të dy personat në bord kanë vdekur. Majori Feka mësohet se ka qenë në Spanjë për arsye personale dhe jo me shërbim.

Helikopteri i ngarkuar me drogë është përplasur me një shtyllë tensioni në Cortes de la Frontera të Malagës. Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së martë, sipas gazetave ‘Diario Sur’ dhe ‘Malaga Hoy’. 
Helikopteri ishte lyer me të zezë, gjë që bëhet për të mos u pikasur gjatë fluturimit natën.

Deklarata e plotë e Kryeministrit Edi Rama:

 “E mora fjalën se para pak minutash Ministria e Jashtmje është njoftuar për një ngjarjen të rëndë në Spanjë, ku strukturat e gardës civile spanjolle kanë rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës dhe piloti i helikopterit është një Major i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ky major është në strukturat e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh. Një ndër pilotët më të besuar. Çfarë sensi ka që ne t’i hyjmë një grindjeje a është majori juaj apo i yni?  Duke marrë shkas nga kjo kam një pyetje shumë të thjeshtë. Ky Major është në strukturat e  FA prej 18 vitesh, gradën e Majorit e ka marrë në 2009 dhe është një nga pilotët më të besuar të FA. Tani çfarë sensi ka që ne ti hyjmë një grindje a është Majori juaj, a është Majori ynë? Dhe këtë pyetje e bëj për të shkuar pak më tutje lidhur me diskutimin absurd që u zhvillua këtu dhe me përpjekjen absurde për të mohuar një avancim serioz të vendosur dhe të gjithëpranuar botërisht të Shqipërisë në një luftë të paepur të shtetit me krimin dhe posaçërisht me drogën.Sigurisht që të gjitha qeveritë edhe qeveria paraardhëse mund të rendisin  rezultatet e tyre. Dhe sigurisht që lufta me krimin dhe lufta me drogën nuk ka filluar në 23 qershor të 2013, por e ka shoqëruar rrugën e  përpjekjes së shtetit prej vitesh. Ama është e paimagjinueshme që të mund të vihet në diskutim se me votën e 1 milion shqiptarëve dhe me krijimin e  qeverisë së Alencës për Shqipërinë Europiane beteja me krimin dhe drogën ka hyrë në një fazë të panjohur më parë.”

VIDEO E HELIKOPTERIT TE RREZUAR

Lexoni në Koha Jone lajme të tjera për këtë ngjarje:  

Edi Rama: Një Major i Ushtrisë tonë në trafikun e drogës

Rrëzimi i helikopterit, Basha: U njollos emri i Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes: Majori Sokol Feka, instruktor në Farkë

Jeta e Majorit Sokol Feka, si u bë pilot

Shefi i Shtabit: Majori ka ikur pa leje jashtë Shqipërisë

Dueli i zonjave. Topalli: Ministrja të jap dorëheqjen. Kodheli: Dhëndri yt, xhiro me helikopterët e ushtrisë

 

SHKARKO APP