Rrëzohet shkëmbi te Syri i Kaltër, plagosen dy turistë grekë

Dy turistë kanë mbetur të plagosur pas një incidenti të ndodhur pasditen e sotme në zonën e Syrit të Kaltër, një nga pikat turistike më të vizituara dhe më tërheqëse në Jug të vendit.

Raportohet se nga reshjet e tepërta ka rrëshqitur një shkëmb duke shkaktuar dhe plagosjen e dy turistëve të huaj, njëri prej të cilëve izraelit.

Dy turistët kanë pësuar fraktura në gjymtyrët e poshtëm dhe janë duke marrë ndihmën mjekësore ne Spitalin e Sarandës. Sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se dy turistët kanë ardhur në Sarandë me një kompanie greke me krocierë për të vizituar zonat turistike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?