“Rrihet dhe bëhet peshk kryebashkiaku”, bashkia Elbasan i kthen përgjigje Berishës

Bashkia e Elbasanit i ka kthyer përgjigje Berishës për një postim në rrjetin social Facebook ku flitej për ushtrim dhune ndaj kryebashkiakut të këtij qyteti.

Në përgjigje shkruhet se çdo gjë është e pavërtetë dhe qesharake.

Reagimi i Bashkisë Elbasan: T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë. Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës. 

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.

“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.”

Postimi i Berishës: Rrifet dhe behet peshk ne dru narkokreu monist i bashkise te Elbasanit! Lexoni denoncimin e qyretarit dixhital. sb

Pershendetje doctor Berisha po te percjell nje lajme nga Elbasani jone i bukur kryetarin e bashkis Gledjan llatja e ka ber peshke ne dru para nje jave nga vet bandad e beshkis sepse nuk eshtë bindur urdhrave te dhendrit te Qazim sejdinit .. te lutem anonim se jane shum te rrezikshem per ne qe jetojme ne Elbasan..te pershendes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?