Rrihet e dërmohet një gazetar në Tiranë

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht dje në mbrëmje nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në afërsi të rrethrrotullimit te “Zogu i Zi”. Ilnica, i cili punon pranë “Telesport”, pretendon se është dhunuar nga drejtues të klubit të Kastriotit dhe më konkretisht, nga presidenti Alban Vogli.

dhu

I kontaktuar dje në mbrëmje nga “Panorama Sport”, ai u shpreh se nuk e kishte të qartë se përse kishte ndodhur kjo, por dyshohet se ka të bëjë me qëndrime kritike të tij kundrejt ekipit të Kastriotit. Ilnica, i lindur në Dibër shquhet si një dashamirës i klubit të Korabit, që fitoi mes polemikash në ndeshjen direkte të javës që shkoi kundër Kastriotit. “Isha duke pirë kafe me disa miqtë e mi në afërsi të Zogut të Zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zakonisht mblidhemi aty në mbrëmje edhe me përfaqësues të klubit të Korabit. Pasi u largova nga lokali u drejtova për te automjeti im, por aty mu afruan disa persona dhe pa më thënë asgjë nisën të më godasin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëri ndër ta ishte edhe Alban Vogli, presidenti i Kastriotit. Nuk kam pasur asnjë konflikt me ndokënd dhe nuk e di pse ndodhi kjo. Gjithçka ia kam thënë edhe policisë”, deklaroi Ilnica, pasi kishte marrë mjekimin në Spitalin Ushtarak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?