Rrihet se bëri fushatë për PD. Denoncimi: Më sulmuan njerëzit e Arben Ahmetaj
Ditën e sotme, tre persona kanë goditur me sende të forta shtetasin Dorian Protoduari, pasi sipas tij ka qenë në fushatë për PD. Protoduari në dëshminë e tij nga spitali ushtarak ka akuzuar ministrin Arben Ahmetaj, duke identifikuar autorët e ngjarjes si njerëz të Protoduari është dërguar në spitalin e traumës ku ka marrë mjekimin e mjekëve pasi ka dëmtime të rënda në kokë.
Belind Këlliçi: Unë dhe Dori jemi këtu në spitalin ushtarak, me Dorian Prododuarin , i sapo godit me leva pas koke në zonën e unazës së re. Çfarë ka ndodhur?
Dorian Prododuari.: Belind, para një ore mu më kanë goditur 3 persona. Të 3 janë, të tre vëllezër, janë njerëzit e Arben Ahmetaj.
Belind Këlliçi: I njeh?
Dorian Protoduari: I njoh personalisht.
Belind Këlliçi: Si quhen?
Dorian Prododuari: Është Gjino Arapi,Noldi Arapi dhe Enea Arapi. Janë…
Belind Këlliçi: Si ka ndodhur konflikti?
Dorian Prododuari: Konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më përpara, nënën time një javë më përpara e kanë kërcënuar duke i thënë që, thuaj djemve mos të dalin të bëjnë fushatë në Unazën e Re.
Belind Këlliçi: Kur ka ndodh kjo ?
Nëna Dorianit: Para një javë , një javë e gjys. Më kapën, me emër.
Punonjës: Nuk është se mbaruam o vlla i dashur, a do me na heq prej pune juve ?
Belind Këlliçi: Për çfarë mor burrë ?
Punonjës: Nuk na lejohet me filmu në spital.
Folës: Ky më tha të foli me ata.Thuji
Punonjës: O Gimi hajde pak deri te urgjenca vllai.
Dorian Prododuari: Keto janë njerëzit e Arben Ahmetaj vlla që duan ta marin pushtetin me dhunë.