Rrikthehen reshjet e dëborës, ja akset e bllokuara dhe ato të kalueshme vetëm me zinxhirë
Vetëm pak ditë pas ndërprejes së rreshjeve që përfshinë gjithë vendin, dëbora duket se është kthyer sërish.
Mësohet se në juglindje të vendit trashësia e saj ka arritur nga 5 deri në 10 centimetra. Si pasojë e këtyre reshjeve ka mbetur i bllokuar aksi Krujë- Qafë Shtamë dhe rrugët e 10 fshtrave që lidhen me këtë aks.
Po ashtu mësohet se janë të kalueshëm vetëm me zinxhirë aksi Kapshticë-Qafë-Thanë, Dardhë, Voskopojë, Qafe-Qarri Zvezdë. Bëhet e ditur se në Qafë Thanë e Qafë Krrabë po hidhet kripë dhe skorie, ndërsa aksi rrugor Lunik-Steblevë është i kalueshëm me zinxhirë.

