Rripi i sigurimit, rreth 1 mijë gjoba
Gati 1 mijë gjoba janë vendosur nga policia rrugore gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin.
Policia e Shtetit bëri me dije se 966 shoferë janë ndëshkuar me masë administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Gjithashtu, po gjatë ditës së djeshme datë 14.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.513 masa administrative.
Policia sqaron gjithashtu se janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi, ndërsa janë pezulluar gjithsej 20 leje, nga të cilat 3 për alkool, 14 për shpejtësi dhe 3 për shkelje të ndryshme.
Në vargun e masave të tjera, 28 janë vendosur për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 47 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 133 masa administrative për shpejtësi.
“Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, sqaron policia.
KOHA JONË SONDAZH

