Rrisni transfertën e rentës/Amendamenti i Sinajt: Bashkive t’u jepet 25% e të ardhurave

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj kërkon rritjen e transfertës së rentës minerare që i kalon pushtetit vendor ku ushtrohet veprimtaria e nxjerrjes së naftës apo mineraleve.

Përmes një amendamenti, Sinaj kërkon që 25% e të ardhurave nga renta t’i shkojë pikërisht këtyre bashkive, nga 5% që parashikon ligji aktual. Në dokument argumentohet se pavarësisht faktit se njësitë e pushtetit vendor janë të pasura me pasuri nëntokësore, përfitojnë shumë pak nga pasuri.

Ndërsa bën publik edhe një studim të kryer për Bashkinë Selenicë, mbi te ardhurat qe ka përfituar nga renta minerare për 4 vitet e fundit, si një zone e pasur me nafte e gaz por edhe me minerale te tjera si qymyri bituminoz. Sipas këtij studimi rezulton se ne total kjo vlere për 4 vitet është vetëm 6. 1 milion lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo shumë e ulët e rentës minerare që iu shpërndahet njësive vendore për kryerjen e investimeve, vjen si pasojë e vlerës tepër të vogël prej 5% e përcaktuar në ligj, e cila i kalon pushtetit vendor nga të ardhurat e taksës së rentës minerare”, argumentohet në amendament.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas deputetit, rritja e pjesës së të ardhurave nga renta minerare që i kalojnë pushtetit vendor dhe përdorimi i tyre për investime sipas detyrimit të përcaktuar në ligj, do të ndikojë në përmirësimin e jetesës së banorëve që jetojnë në këto zona.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?