Rri*te vajzën për ta fejuar, 47-vjeçari në 2012 ra në pranga si autor për vra*jen në Fier
Në Policinë e Shtetit në 4 muajt e parë të 2024, janë denoncuar 570 raste të dhunës në familje, ku uniformat blu kanë identifikuar 610 autorë, nga të cilët 202 janë arrestuar.
Dhuna brenda mureve të shtëpisë ndonjëherë bëhet e skajshme, aq sa gra dhe vajza të gjendura vetëm, shtyhen drejt vetëvrasjes. Një 36-vjeçare nga Vaqarri, mbrëmjen e djeshme u përcoll me urgjencë për në spital, pasi kishte pirë fostoksinë. Pas hetimit të rastit, policia zbuloi një të vërtetë tronditëse.
Shkaktar për gjendjen e gruas ishte i shoqi, Gentjan Liçaj, 47-vjeçar, i cili dhunonte në mënyrë të vazhdueshme atë dhe vajzën e tyre adoleshente. Shkak për konfliktet ishte insistimi i 47-vjeçarit për të fejuar vajzën kundër dëshirës së saj. Policia vuri në pranga 47 vjeçarin. Në 2012, ai ra në pranga si autor për vrasjen për hakmarje të ish punonjësit të policisë Ylli Kalemaj në Fier.