Rriten kërkesat për azil, shqiptarët preferojnë Francën
Emigrimi shihet si mundësi e artë për një pjesë të njerëzve në vend. Synimi është një nga vendet e Bashkimit Europian. Kërkesat janë rritur këtë fillim vit dhe vetëm në maj kishte 920 aplikime. Ndërkohë, në 5 muajt e parë ishin 3850, me rritje 100% në krahasim me vitin 2021.
Një pjesë e kërkesave, që bëhen nga individë e familje, janë për herë të parë dhe të tjerat janë riaplikime.
Në krahasim me rajonin, Shqipëria shënon numrin më të lartë të aplikimeve. Rritja këtë fillimvit lidhet edhe me hapjen e qarkullimit i cili në 2020-2021 ishte i kufizuar për shkak të pandemisë COVID-19.
Franca mbetet shteti më i parapëlqyer për azilantët shqiptarë, për kushtet sociale dhe strehimin që ofron në muajt e parë të ikjes. Më shumë se gjysma e kërkesave ishin për atje. Më tej, janë Gjermania, Greqia e Italia.
KOHA JONË SONDAZH

