FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rriten mekanizmat qeverisës për zhvillim të qëndrueshëm në gjithë vendin

Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë, duke shënuar nisjen zyrtare të punës së këtij organi të ri të koordinimit ndërinstitucional në fushën e zhvillimit territorial.

Në këtë takim morën pjesë zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, si dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, të cilët diskutuan mbi qasjen e re për zhvillimin e balancuar të vendit dhe forcimin e kohezionit rajonal.

Pas mbledhjes, zv/kryeministrja Koçiu u shpreh në rrjetet sociale se Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit territorial, ku fokusi do të jetë te një model më i qëndrueshëm dhe më i koordinuar për të gjitha zonat e vendit. Sipas saj, përmes planifikimit më efikas dhe orientimit të investimeve sipas nevojave dhe potencialeve specifike të çdo rajoni, synohet të përmirësohet reagimi ndaj dinamikave ekonomike, sociale dhe urbane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo theksoi gjithashtu se ky proces pritet të kontribuojë në forcimin e kohezionit ekonomik dhe social, si dhe në reduktimin e pabarazive mes rajoneve të ndryshme të vendit. Në këtë mënyrë, sipas Koçiut, qytetarët do të përfitojnë më shumë mundësi zhvillimi dhe një shpërndarje më të drejtë të investimeve publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zv/kryeministrja nënvizoi se procesi i integrimit europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv politik, por duhet të shndërrohet në një standard të prekshëm mirëqenieje dhe zhvillimi në çdo zonë të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, ministri Blendi Gonxhja vlerësoi krijimin dhe mbledhjen e parë të Komitetit si një hap të rëndësishëm për forcimin e mekanizmave qeverisës në fushën e zhvillimit territorial. Ai theksoi se ky organ i lartë vendimmarrës do të ketë rol kyç në orientimin e investimeve dhe politikave zhvillimore, duke rritur bashkëpunimin ndërinstitucional dhe efikasitetin në shfrytëzimin e potencialeve ekonomike, turistike, kulturore dhe sociale të çdo rajoni.

Gonxhja shtoi se Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të vijojë të jetë e angazhuar në këtë proces përmes politikave dhe programeve që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm, me synim rritjen e mirëqenies së qytetarëve në të

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?