Rriten rastet, 1 viktimë dhe 606 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

Një qytetar nga Tirana 79-vjeç, nuk e ka fituar në 24 orët e fundit betejën me Covid-19. ”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes”. Ministria e Shëndetësisë, thotë se janë kryer 1732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 606 qytetarë.

”185 në Tiranë, 46 në Durrës, 35 në Lushnje, 32 në Vlorë, 31 në Fier, 29 në Shkodër, 20 në Devoll, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Sarandë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamëz, Korçë, Peqin, 9 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Belsh, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Delvinë, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Roskovec, Himarë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Dibër, Pogradec, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Poliçan”.

Janë 3,664 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 23 pacientë. Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,400 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 606
Të shëruar në 24 orë 524
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1732
Testime totale 1,953,320
Raste pozitive 325,641
Raste të shëruara 318,400
Raste Aktive 3,664
Humbje jete 3,577

SHKARKO APP