Rriten rastet, 4 viktima dhe 167 raste të reja me Covid-19
Rastet me Covid-19 janë rritur në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se betejën nuk e kanë fituar 4 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Në deklaratën për shtyp, Dr.Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë, informoi se ”Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me Covid19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha”,- tha ajo.
Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete: 88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ”Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. ”Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për respektimin e masave dhe bën thirrje për të mos e ulur vigjilencën. Respektoni distancimin fizik, vendoseni maskën. Kujdesuni për higjienën vetjake dhe kolektive. Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth Covid-19”,- tha më tej Beqo.
Sekretarja e Gjykatës së Korçës dhe dy punonjëse të tjera, të cilat qëndronin në të njëjtën zyrë me të, kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Mësohet se të treja, punonjëse të Gjykatës së Korçës kanë marrë përgjigjen e tamponit që ka rezultuar pozitiv dhe janë izoluar. Përgjigjen e testit për Covid-19 pritet që ta narrin edhe dhjetë punonjës të tjerë të kësaj gjykate, të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarat.
COVID-19-Statistika (14 Shtator 2020)
Testime totale 74766
Raste pozitive 11520
Raste të shëruara 6615
Raste aktive 4567
Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2317
Durrës 516
Shkodër 357
Lezhë 268
Elbasan 232
Korçë 209
Fier 185
Vlorë 163
Kukës 140
Berat 84
Dibër 49
Gjirokastër 47