Rriten rastet me Covid në Mal të Zi, ashpërsohen masat. Ja çfarë nevojitet për të udhëtuar drejt vendit fqinj

Pas rritjes së rasteve të reja me Covid-19 në Mal të Zi, organet shëndetësore të vendit kanë ashpërsuar masat.

Tashmë, për të kaluar në Mal të Zi duhet të zbatohet një prej mënyrave të mëposhtme:

Certifikatë e vaksinimit me dy doza ose me një dozë;

Test PCR jo më shumë se 72 orë;

Vërtetim që ke kaluar Covid-19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me coronavirus;

Ose test antigen negativ jo më shumë se 48 orë.

Mësohet se edhe në dasma, ditëlindje apo festa të tjera të organizuar pjesëmarrje do të kryhet me masa e mësipërme. Ndërkaq, këto masa vlejnë nga data 20 gusht deri më 10 shtator.

SHKARKO APP