Rriten shifrat/123 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë

Covid-19 vijon që të jetë aktiv në vendin tonë dhe shifrat e larta nuk po ulen. Në 24 orët e fundit janë zbuluar 123 raste të reja si dhe betejën nuk e kanë fituar 5 pacientë të prekur. Në deklaratën për shtyp, Mirela Cami nga Ministria e Shëndetësisë, tha se ”Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56-vjeçar nga Cërriku një 80-vjeçar nga Kurbini, një 82-vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 68-vjeçare dhe një 77-vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve”.

Lajmi i mirë që jep Cami është se numri i të shëruarve në 24 orë është 150 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Nga ana tjetër, Cami tha se është ulur numri i pacientëve që kanë qenë prekur nga Covid-19 por që virusi vdekjeprurës i la pasoja. Nga 32 pacientë, në 24 orët e fundit numri është ulur dhe ka shkuar në 20.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Institutit të Shëndetit Publik

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5882 që nga fillimi i epidemisë. Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet Covid janë duke marrë shërbim të specializuar 20 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56-vjeçar nga Cërriku një 80-vjeçar nga Kurbini, një 82-vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 68-vjeçare dhe një 77-vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid-19

COVID-19 – Statistika (4 Shtator 2020)

Testime totale 66197
Raste pozitive 9967
Raste të shëruara 5882
Raste aktive 3779
Humbje jete 306 (Qarku Tiranë 145, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 15, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2066
Durrës 452
Shkodër 293
Lezhë 196
Korçë 135
Kukës 129
Elbasan 127
Vlorë 121
Fier 114
Berat 73
Dibër 39
Gjirokastër 34

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?