Rriten shifrat, 3 viktima dhe 132 raste të reja me Covid-19

Shifrat e Covid-19 në Shqipëri janë të çuditshme. Për fat të keq, në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar edhe tre pacientë të tjerë. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese”,- tha në deklaratën për shtyp, Dr.Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Për më tepër ajo tha se po në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur dhe shpërndarja është: 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Dimal.

Lajmi i mirë që dha Dr.Dervishi është se në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7629 që nga fillimi i epidemisë. Kurse situata në spitalet Covid sipas saj është e tillë. ”Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar”,- tha Dervishi.

Në fund në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ajo i bëri thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave anticovid.

”Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi Covid-19”,-tha në fund të deklaratës për shtyp, Dr.Marjeta Dervishi.

COVID-19 – Statistika (28 Shtator 2020)

Testime totale 86378
Raste pozitive 13391
Raste të shëruara 7629
Raste Aktive 5382
Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2632
Durrës 591
Shkodër 391
Elbasan 318
Lezhë 305
Korçë 252
Fier 244
Vlorë 198
Kukës 154
Berat 112
Dibër 107
Gjirokastër 78

SHKARKO APP