Rriten shifrat, 4 viktima dhe 149 raste të reja me Covid-19

Vijojnë që të rriten shifrat nga pandemia e Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit shifrat janë të larta, pasi betejën nuk e kanë fituar katër pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Në deklaratën për shtyp, Dr.Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 73-vjeçar nga Durrësi, një 77-vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 65-vjeçar dhe një 74-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, tha më tej Tomini.

Nga ana tjetër, ajo tha se janë kryer 963 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë të prekur nga koronavirusi. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Dimal”, tha më tej Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik,

Përpos lajmeve me shifra të larta, ka edhe lajme të mira si është numri i të shëruarëve në 24 orët e fundit. ”Janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë”,- informoi Dr.Eugena Tomini..

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e Covid-19.

”Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,- tha në fund të deklaratës për shtyp, Dr.Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

COVID-19-Statistika (4 Tetor 2020)

Testime totale 92109
Raste pozitive 14266
Raste të shëruara 8675
Raste Aktive 5195
Humbje jete 396 (Qarku Tiranë 188, Durrës 47, Shkodër 42, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2665
Durrës 563
Shkodër 395
Elbasan 246
Lezhë 267
Korçë 242
Fier 215
Vlorë 189
Kukës 140
Berat 117
Dibër 94
Gjirokastër 62

SHKARKO APP