Rriten temperaturat e ajrit në mëngjes, por do të ulen në mesditë. Njihuni me parashikimin e motit

Vendi do të mbizotërohet nga vranësira të shpeshta gjatë gjithë ditës.

Pritet që vranësirat herë pas here të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në zonën bregdetare dhe të ulëta.

Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet të ulët dhe më të pranishme do të jenë në zonat Jugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?