Rritet çmimi i miellit, qytetarët: Buka 20 lekë më shumë

Qytetarët po e blejnë bukën me 10 deri në 20 lekë më shumë se javën e kaluar, duke shkuar deri në 90 lekë një bukë, në varësi edhe të peshës dhe llojit të bukës.

”Është shtrenjtuar edhe buka deri në 20 lekë. me thënë të drejtën unë blej miell dhe ai ishte shtrenjtuar. Unë 25 kilogram një thes e merrja 1300 lekë tani e marr 1400 lekë. Po është shtrenjtuar me 10 lekë. Është rritur çmimi i bukës me 10 lekë, nga 60 lekë ka shkuar në 70 lekë”, shprehen disa qytetarë.

Adi Haxhiymeri, nga Shoqata e industrisë së përpunimit të miellit thotë se rritje e çmimit do të vijojë edhe në javët në vijim dhe mund të arrij deri në 20%.

Ulja e prodhimit të grurit ka ardhur si pasojë e thatësirës dhe përmbytjeve që ndodhën në disa vende të Evropës thotë ndër të tjera përfaqësuesi i një prej kompanive të miellit në treg.

Përpos miellit dhe çmimit të bukës, operatorët e tregut paralajmërojnë një rritje të shpejtë të çmimit të makaronave.

SHKARKO APP