Rritet çmimi i naftës pasi OPEC shtyn uljen e prodhimit

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka shtyrë uljen e mëtejshme të prodhimit deri në furnizimin më të ulët këtë vit.

Nafta e papërpunuar Brent u tregtua me 58.84 dollarë për fuçi, me një rritje prej 0.68 për qind, pas mbylljes së tregut të hënën me 58.44 dollarë për fuçi, ndërsa marka amerikane West Texas Intermediate ishte 53.20 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një rritje prej 0.48 për qind pas mbylljes së fundit me 52.94 për qind për fuçi.

“Për OPEC+, është “shumë herët për momentin” të konsiderojë shkurtime të mëtejshme para takimit të saj të dhjetorit për të stabilizuar tregun botëror të naftës”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut, Mohammed Barkindo.

Swiss Digital Desktop Reklama

OPEC-u dhe aleatët e saj OPEC+, e cila përfshinë Rusinë, në korrik u pajtuan të vazhdojnë frenimin e prodhimit të tyre total me 1.2 milion fuçi në ditë deri në fund të marsit 2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizata solli vendim më 7 dhjetor të vitit 2018 për të ulur prodhimin total me 1.2 milion fuçi në ditë për të balancuar tregun e naftës dhe të ruaj çmimin e naftës së papërpunuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?