Rritet informaliteti, 324 miliardë lekë qarkulluan cash në Shqipëri
Në muajt e pandemisë qarkullimi i parasë në dorë në Shqipëri kapi vlerën e 324 miliardë lekëve. Sipas eksertëve në kushtet e mungesës së turizmit, ky është një tregues i shtrirjes së informalitetit në vend.
Pandemia e koronavirusit ka ndikuar dhe në rritjen e qarkullimit të parasë jashtë sistemit banker.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në dy muajt e parë të vitit në këtë fushë u konstatuan rreth 287 miliardë lekë.
Por me nisjen e ndalim-qarkullimit, paraja cash është rritur ndjeshëm, me 293 miliardë në mars dhe 303 miliardë në prill për të vazhduar me 324.5 miliardë në muajin korrik, ose rreth 35 miliardë lekë krahasuar me janarin.
Ekspertët shprehën se ky është një tregues i fortë për rritjen e informalitetit. Ndryshe nga vitet e shkuara, në këto 7 muaj numri i emigrantëve të kthyer në familjet e tyre ka rënë ndjeshëm, ashtu sikurse dhe turistet.
Megjithatë kjo situatë mund të jetë nxitur prej krizës ekonomike, çka i ka bërë familjet të mbajnë më shumë të ardhura cash dhe jo ti kanalizojnë përmes bankave.
Duhet thënë se në këtë periudhë u mundësua dhe shtyrja e kësteve të kredisë, duke i dhënë më shumë mundësi për shpenzime konsumi.
Por një tjetër shkak mund të jetë dhe dhënia e huave jashtë sistemit bankar kjo dhe për shkak të krietereve shtrënguese për kredi.
Krahasuar me një vit më parë, paraja jashtë bankave është rritur me 14.5%.
Për të krijuar një stabilitet në qarkullimin e parave prej institucioneve financiare, Banka e Shqipërisë garantoi furnizim të pakufizuar me likuiditet për bankat tregtare.
Oferta e parasë në lekë periudhë preku vlerën më të lartë historike, në 815 miliardë lekë.