Rritet niveli i ujit të një kanali në Lezhë, bllokohet një familje

Policia ka njoftuar se një familje është bllokuar si pasojë e rritjes së nivelit të ujit të një kanali në fshatin Rraboshtë në Lezhë.

Uniformat blu bëjnë me dije se drejt fshatit janë nisur forcat e Emergjencës Civile.

Po ashtu është nisur një mjet që të bëjë të mundur zhbllokimin e kanalit.

“Sapo njoftohemi nga Salla Operative e Policisë Vendore, Lezhë për një familje të bllokuar nga rritja e nivelit të ujit të një kanali dhe bllokimin e tij, në fshatin Rraboshtë, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë. U njoftuan strukturat e MC të bashkisë Lezhë si dhe Kryetari i Njësisë Administrative. Në vendngjarje po shkojnë strukturat e MC të bashkisë Lezhë me mjet për zhbllokimin e kanalit”, thotë gazetari.

Më herët, Bashkia e Lezhës njoftoi se sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik pritet që të ketë reshje të dendura shiu dhe përmbytje.

SHKARKO APP