Rritet numri i fëmijëve shqiptarë që kërkojnë azil. Pre e trafikantëve
Britania do të marrë masa drastike, për të shenuar kalimin e refugjatëve, kryesisht të fëmijëve të pashoqëruar në territorin e saj. Nga raportimet e medieve, thuhet se plani është për ndërtimin e një muri të lartë në qytetin francez të Calais (Kalèsë). Muri do të ketë një gjatësi prej 1 km dhe do të jetë masa më e fundit antiemigracion, në një sërë syresh, i cili do të kushtojë dy milionë stërlina.
BBC, në bazë të një investigimi të thellë, nënvizohet se grupi më i madh të fëmijëve që kërkojnë azil, janë djem të moshës 16 dhe 17-vjeçare. Nga Shqipëria numri kap shifrën e 706 fëmijëve, krahahasuar me 148 nga Siria.
Zonja Luljeta Nuzi, drejtuese e shoqatës “Shpresa Programme” në Londër, që përmes projekteve të posaçme merret shumë me kujdesin e fëmijëve të pashoqëruar shqiptarë, thotë se këta fëmijë përballen me vështirësi të shumta.
“Jo rrallë ata kanë probleme me shkollat dhe policinë dhe kjo vjen si rezultat i sistemeve të panjohura për ta, si ai i edukimit, emigracionit, punësimit dhe shërbimeve sociale”, shprehet Nuzi.
Gjithashtu. mund të lexoni dhe këtë material, i botuar pak ditë më parë në gazetën “Koha Jonë”, që trajton problematikat që hasin fëmijët shqiptarë, të harruar dhe në mëshirë të fatit.
Minorenët shqiptarë në Britani, të zhdukur dhe pre e trafikantëve
KOHA JONË SONDAZH

