Rritet numri i nxënësve të interesuar për arsimin profesional, biznesi i “etur” për profesionistë

Aleksis Qiro është duke ndjekur arsimin profesional pranë shkollës teknike elektrike “Gjergj Canco” në Tiranë.

Së shpejti ai do të përballet me tregun e punës ndaj e ndjen të nevojshme të ketë hapësira në praktikë për degën e tij. Ka zgjedhur të jetë një profesionist në fushën e informatikës, si pasioni i tij i vetëm.

“Kam qejf të konkretizoj menjëherë. Ne të shkollave profesionale e kemi më të thjeshtë për të gjetur punë, jemi të profilizuar, mund të fillojmë punë ndoshta jo ne nivelin më të lartë të mundshëm, por sigurisht në nivel mesatar”, thotë i riu për A2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesimi për degët profesionale është rritur. Pranë shkollave që e ofrojnë këtë mundësi ka nxënës që aplikojnë për degë të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hedie Bejtja Gjoni, drejtoresha e shkollës “Gjergj Canco” në Tiranë, thotë se degët e preferuara janë ato që kanë të bëjnë “me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, ku nxënësit përveç se marrin një profesion të kërkuar mund të vazhdojnë studimet e larta por edhe të punojnë për kompani europiane”.

Nevoja për profesionist të rinj ndihet edhe nga vendet e Europës të cilat financojnë projekte të ndryshme për nxitjen e arsimit profesional.

Ka shumë kompani dhe bashkëpunime për të pasur profesionist. Ka një hendek bosh në këtë treg. Në vendin tonë janë afro 45 shkolla profesionale.

Orientimi më i madh është drejt shkollat të kryeqytetit, të cilat kanë edhe programe punësimi në mënyrë direkte, ndërsa një pjesë e atyre në rrethe, rrezikojnë të mbyllen për shkak të mungesës së nxënësve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?