Rritet numri i Shqiptarëve për azil në Gjermani, 1 mijë vetëm në Prill
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka publikuar ditën e djeshme një raport, ku paraqiten shifra të larta për aplikime nga an e emigrantëve për azil në Gjermani. Më shumë në këtë raport thuhet se vetëm në prill të 2016, kanë qenë 44,395 persona që kanë aplikuar . Kjo paraqet një rritje prej 131.2 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm të 2014, ku ka pasur vetëm 19.199 aplikime.
Gjermani është vendi i cili është përballur me fluksin më të madh të emigrimit edhe pse kriteret e aplikimet janë strikte, fluksi ende nuk është ulur.
Në tre mujorin e parë të 2016 ka pasur një ulje të vogël për azil por në muaj Prill ka shënuar një rritje e cila shqetëson shtetin Gjerman, që nuk përballet vetëm me emigrantët por dhe me refugjatët nga Siria, Afganistani etj.
Janë 21,557 persona që kanë marrë statusin e refugjatit në bazë të Konventës së Gjenevës për Refugjatë (48.6 për qind e të gjitha vendimeve të azilit).
Aplikimet janë bërë nga shtetasit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia; që është 5.5 për qind e të gjitha kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani.
Numri i kërkesave për azil në prill është rritur në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, 143,6 për qind më shumë se muajin e kaluar. Vendet kryesore të origjinës mbeten; Serbia, Shqipëria dhe Kosova.
Shqipëria
Edhe pse qeveria shprehet se është ulur numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani, shifrat e shtetit gjerman tregojnë të kundër. Siç shihet dhe në foto, shqiptarët renditen të pestët. Në Shkurt numri i Shqiptarëve që kanë kërkuar azil ka qenë në 1.318 por ka pasur një rënie gjatë muajt Mars, e kanë qenë vetëm 976 aplikime.
Prilli ka qenë një befasi pasi numri është rritur, e që është në 1.328 aplikues për azil.
Gjatë periudhës Janar-Prill 2015 ka pasur 11.292 aplikime për azil, krahasuar me periudhën Janar-Prill 2016, që ka 5.131 aplikime. Është ulur ndjeshëm por Shqipëria ende vazhdon që jetë një nga vendet që kërkon azil në Gjermani dhe trendi i muajt të fundit ka treguar një rritje.
KOHA JONË SONDAZH

