Rritet numri i viktimave në Zelandën e Re, autorët transmetuan LIVE sulmin

Ka shkuar në 49 numri i viktimave në sulmet ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, bilanc që pritet të rritet për shkak të numrit të madh të të plagosurve.

Tre burra dhe një grua janë ndaluar nga policia, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe të dyshuar të tjerë në arrati. Sulmin vetë agresorët e kanë shfaqur në internet me livestream.

Një prej të prangosurve është shtetas australian. Kryeministri i Australisë Scott Morrison e përshkroi këtë individ si një terrorist tejet të dhunshëm të ekstremit të djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga vendngjarja nuk ka ende shumë detaje; situata është ende në zhvillim. Burime policore pohuan se janë gjetur edhe një numër eksplozivësh të lidhur pas disa makinave, por shpërthimi i tyre është dalluar në kohë. Pas atij që po përshkruhet si akt i paprecedente dhune, xhamitë në qytet janë këshilluar të mbyllen përkohësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policë të armatosur janë parë të rrethojnë dhe një gjimnaz të qytetit. Raportet në media tregojnë se ekstremisti australian kishte lënë shënime ku shpjegonte qëllimet e tij e parashtronte ideologjinë e vet të antiemigracionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?