Rritet paga mesatare, ja sa shkon në Shqipëri

Që pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë, bota o përballet me çmime të larta të ushqimeve e jo vetëm. Ndaj për të përballuar kostot e rritura, kërkohet edhe rritje e pagave.

61,613 lekë ka shkuar paga mesatare. Në këtë nivel llogaritet paga mesatare bruto në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT. Në kulmin e krizës, një shqiptar mesatar paguhet 9.2% më shumë se një vit më parë, për një diferencë prej 5,178 lekësh.

Presioni për rroga më të lartë vjen nga sektori privat dhe jo nga administrata. Aq e madhe është nevoja për të mbajtur punonjësit, saqë rritja e pagave në një vit është më e lartë se sa nga viti 2018 deri në vitin 2021 marrë së bashku.

Rritja ka ndodhur në sektorët e paguar më pak në vend si bujqësia, tregtia, ndërtimi dhe industria, nga 11 deri në 15,7%, mesatarisht me 5,700 lekë më shumë se një vit më parë.

SHKARKO APP