Rritet pensioni suplementar i ushtarakëve dhe i policëve
Për pensionet suplementare do të ndryshojnë edhe mënyra e llogaritjes së kontributeve. Sipas VKM-së së djeshme Pensionet suplementare, të caktuara sipas dispozitave të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.8087, datë 13.3.1996, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.8661, datë 18.9.2000, “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, të rillogaritura sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit 29, të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të sipërshënuar, do të indeksohen dhe masa e pensionit suplementar të vihet në kufirin deri në 50% të masës së pensionit të caktuar sipas dispozitave të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”.
Pagesa e kontributeve
Sigurimin shoqëror suplementar, sipas ligjit, e përfitojnë kategoritë e ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit Informativ të Shtetit, Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policisë së Burgjeve, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit e punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë.
Në kreun III, të vendimit nr.793, datë 24.9.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në pikën 1, të shkronjës “B”, paragrafi “Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive nëse ka përfituar ose jo tokë, sipas ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar, dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore, vetëm nga personat që janë banorë në fshatra”, shfuqizohet.
b) Në shkronjën “F”, në fund të fjalisë së parë shtohen fjalët, me këtë përmbajtje: “… me përjashtim të personave, të cilët kanë përfituar tokë sipas ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar, dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore dhe ushtrojnë aktivitet si persona të vetëpunësuar në bujqësi.”.