Rritja çmimit të ujit, protestë para bashkisë së Vlorës: Vendimi i beftë, s’na pyetën

Me një vendim të Këshillit Bashkiak të pak ditëve me parë, qytetarët e Vlorës do ta paguajnë me shtrenjtë çmimin e ujit të pijshëm. Nga 30 lekë që ishte, fatura e çdo muaji tani do të shkojë në 70 lekë për çdo m/3 ujë. Kjo rritje është rënduese për buxhetet e familjeve vlonjate, dhe për ta kundërshtuar atë, abonentët kanë zhvilluar një protestë para godinës së bashkisë.

Sipas tyre, instucioni nuk i ka pyetur ose informuar paraprakisht çka ka sjellë që vendimi të jetë tërësisht i papritur.

Vendimi i këshillit bashkiak do t’i kalohet Entit Rregullutar të Ujit në Vlorë, institucion ky që do të flasë fjalën e fundit në lidhje më këtë çështje. Problem tjetër për këta banorë është se ata nuk furnizohen 24 orë në ditë me ujë të pijshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?