Rritja e çmimit të gazit, Konfindustria: Tregues i qartë i oligopoleve në treg, Autoriteti i Konkurencës të hetojë

Konfindustria reagon lidhur me rritjen e çmimit të gazit në tregun vendas.

Përmes një reagimi për mediat, Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen e menjëhershme dhe të fortë prej afër 25% në treg të çmimit të gazit.

Rritja e menjëhershme në pothuaj të gjitha pikat e tregtimit dhe në të njëjtën masë të cmimit të gazit natyror është tregues i qartë i mungesës së konkurencës ndërmjet operatorëve, shfaqje të kartelit dhe oligopoleve ne treg dhe me pasoja të drejtpërdrejta te kostot e biznesit, qytetarëve duke rënduar më tej treguesit historikë negativë të zhvillimit ekonomik edhe për vitin 2021”, shprehet ndër të tjera Konfindustria perms Administratorit të Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku.

Më tej, Konfindustria i kërkon “Autoritetit të Konkurencës të fillojë hetim administrativ sa më të shpejtë për rritjen e cmimit të gazit. Sjellje të ngjashme të operatorëve në tregun e gazit dhe të karburanteve në tërësi në Shqipëri janë të pranishme në mënyrë të përhershme dhe fakeqësisht pa zgjidhje nga institucionet rregullatore dhe ekzekutive përgjegjës”.

Sipas saj, të dhënat nga bursat ndërkombëtare tregojnë se jo vetëm nuk ka patur rritje të cmimeve të gazit natyror, por përkundrazi kahu është në rënie të dukshme.

SHKARKO APP