Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik flasin për ndërprerje të shërbimit

Shoqatat që përfaqësojnë transportin publik në vend kanë ngritur alarmin për një situatë të vështirë financiare, duke paralajmëruar se shërbimi mund të ndërpritet duke nisur nga java e ardhshme. Sipas tyre, rritja e vazhdueshme e çmimit të karburantit ka rënduar ndjeshëm kostot e operimit, ndërsa mungesa e një reagimi konkret nga institucionet shtetërore për kompensim e ka përkeqësuar më tej situatën.

Në një letër drejtuar ministrive përgjegjëse, ato kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shmangur një krizë që mund të prekë rreth 450 linja transporti në të gjithë vendin. Operatorët theksojnë se, edhe pse është premtuar një takim pas datës 1 prill, ai ende nuk është zhvilluar dhe nuk ka pasur hapa konkretë.

Sipas shoqatave, nëse nuk merret një vendim i shpejtë për mbështetje financiare, shumë kompani nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë aktivitetin. Kjo do të sillte pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët, të cilët rrezikojnë të mbeten pa shërbim transporti publik në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?