Rritja e çmimit të ujit, PD: I doni paratë për xhepin tuaj. PS: I keni parë makinat në oborrin e PD?
Ndërkohë që pritet që propozimi i Bashkisë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, të kalojë në mbledhjen e sotme, këshilltarët e djathtë kanë braktisur sallën e këshillit bashkiak.
Në dalje, kreu i këshilltarëve të djathtë Leonard Olli duke iu drejtuar kreut të Këshillit Aldrin Dalipaj tha se rritja e çmimit të ujit të pijshëm nuk po bëhet për të kryer investime por për të futur paratë në xhepa.
“I doni paratë për t’i futur në xhepat tuaj”, tha Olli por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Dalipajt. “Nardi i ke parë sa bëjnë makinat në oborrin e partisë suaj?”, tha ai.

