Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, Erion Veliaj pranon propozimet e LSI

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pranuar ditën e sotme propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet. “Kemi votat për ta bërë Tiranën me ujë 24 orë në ditë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës. Veliaj theksoi se Bashkia do t’i përcjellë ERU plan biznesin me gjithë propozimet e LSI. Ai tha se furnizimi i Tiranës me ujë 24 orë në ditë është më i rëndësishëm se sa partitë politike.

Por cilat janë kushtet e LSI? Në dy ditët e fundit këshilltarët e kësaj force politike kanë shprehur rezerva për propozimin e bërë nga Bashkia e Tiranës. Sipas LSI-së, çmimi i ujit nuk duhet të rritet për familjet në nevojë dhe bizneset që ofrojnë shërbimet bazë në kryeqytet.

Gjithashtu, një tjetër pikë e kërkuar nga LSI është dhe nisja e një aksioni të madh në Tiranë për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe dënimin e abuzuesve. Konkretisht, LSI ka kërkuar që bizneset e lavazhove dhe bizneset e mëdha në Tiranë të verifikohen dhe të ndëshkohen sipas ligjit, nëse rezultojnë se abuzojnë më ujin e pijshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Propozimet e LSI që janë pranuar nga kryebashkiaku Veliaj janë:

Swiss Digital Mobile Reklama

a). Të merren masa urgjente për ndërprejen e lidhjeve te paligjshme dhe furnizimin preferencial qe i behet disa bizneseve per te luftuar informalitetin dhe per te rritur masen e faturimeve si mundesia reale per te rritur te ardhurat, me pare se te mendohet per rritjen e cmimit.

b). Të perjashtohen nga vendimi per rritjen e çmimit te ujit te pishem te gjitha familjet qe jetojne me ndihme ekonomike si dhe te gjitha familjet e pensionisteve;

c). Të vendosen çmime te diferencuara per bizneset, ne varesi te aktivitetit qe ato kryejne, me qellim qe konsumatoret e medhej te ujit te pishem si fabrikat e birres, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, te qumeshtit, te mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, te mos kene te njejtat tarifa me baret, kafenete apo zyrat e sherbimit me me pak se 5 punonjes!

Pas njoftimit të bërë në mënyrë jozyrtare në media nga Bashkia e Tiranës për pranimin e kushteve të LSI, këshilltarët e kësaj force politike deklaruan se ishin në pritje të një përgjigje zyrtare. LSI deklaroi se pasi të njihej me qëndrimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës do të shprehte qëndrimin “pro” ose “kundër” për votimin që do bëhet sot në Këshillin Bashkiak.

Ndërkohë ky qëndrim i Veliajt ka sjellë reagimin e PD-së. Këshilltarët e kësaj force politike e cilësuar këtë vendim si pazar. Sipas tyre, LSI nuk duhet të marrë pjesë fare në mbledhjen e Këshillit dhe nuk duhet të votojë asnjë projekt të Bashkisë.

Vendimi i Bashkisë së rishikimin e çmimit të ujit shihet nga ekspertët si e vetmja mënyrë për të garantuar furnizimin me 24 orë në një qytet me rreth 1 milion banorë. Rrjeti i ujësjellësve është amortizuar, pasi është ndërtuar në vitet ’70 të shekulli të kaluar. Nëse nuk kryhen investime, në vitet e ardhshme kryeqytet do të përballët me situata ekstreme.  Vendimi i sotëm, me kushtet e LSI-së, nëse miratohet nga Bashkia hap një fazë të re investimesh.

Ajo që bien dakord gjithë është se Tirana ka nevojë për investime në rrjetin e ujësjellësve dhe nga pallatet duhet të zhduken depozitat e shekullit të kaluar. Nëse ky projekt është i duhuri apo jo, kjo mbetet të vlerësohet Enti Rregullator i Ujit, i cili është autoriteti që thotë fjalën e fundit. Por bojkoti dhe mosmiratimi i asnjë vendimi për këtë çështje, nuk e zgjidh problemin, por vetëm shton më tepër mungesën e ujit në Tiranë.

LEXONI EDHE:

Çmimi i ujit, LSI: Të plotësohen tre kushtet

Tirana 24 orë ujë, Mazniku: 220 milionë euro investime në 5 vite

LSI kundër rritjes së çmimit. Kryemadhi: Kjo është opozita e vërtetë

Basha: Rritja e çmimit të ujit,  veprim kriminal ndaj qytetarëve

Basha, opozitë kryeministrit Edi Rama apo vetëm kryebashiakut Veliaj?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?