Sekretari i Përgjithshëm i LSI në Durrës i përgjigjet Ramës: Do ta marrësh përgjigjën e merituar në 25 Prill!
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të jetë kandidat për deputetë në Vlorë, por dhe se Durrësit i ka një borxh.
Vis Vata, Sekretari i Përgjithshëm i LSI në Durrës, thotë se kryeministri Edi Rama i ka jo një, por mijëra borxhe qytetarëve të Durrësit. Në një reagim në Facebook, ai shprehet se përgjigjen e durrsakëve, do të marrë më 25 prill.
“Kryemashtruesi Rama na doli me deklarate sot se i paska një borxh Durrësit…Sa borxhe i ke Durrësit? Betonin, lulishtet e munguara, kanalizimet e përmbytjet, apo demet nga tërmeti e falimentimin e bizneseve nga pandemia?! Sa e sa borxhe i këtij qyteti? Do ta marrësh përgjigjën e merituar ne 25 Prill! Durrësi do të japi mijëra shuplaka, rinia e këtij qyteti do ti jap fund mashtrimeve te Rilindjes! LSI Durrës, ekipi me i mire i kryesuar nga Elona Guri do t’i kthej Durrësin durrsakëve! Durrësi i takon qytetarëve e rinisë!”,- shkruan Vis Vata në një postim në Facebook.