Rritja e rasteve, Manastirliu thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Me rritjen e rasteve të koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të vigjilentë në mbrojtje të shëndetit. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Manastirliu apelon për tu vaksinuar sa më parë kundër Covid-19.

“Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anti-Covid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar”, thotë ministrja e Shëndetësisë.

Statusi i ministres:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës. Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar. Shfrytëzoje këtë muaj të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?