Rritja e rasteve me Covid, Silva Bino: Njerëzit neglizhojnë masat, virusi nuk ka ikur

Rritja e rasteve të reja me Covid-19 ka shtuar panikun dhe frikën te qytetarët për një valë të dytë të përhapjes së virusit.

Në një intervistë për Ora News, shefja e epidemiologjisë Silva Bino, tha se një nga arsyet e rritjes së numrit është moszbatimi i rregullave të parandalimit të infeksionit.

Silva Bino: ”Kemi të bëjmë me një rritje të koronavirusit në Shqipëri. Këtë e tregon edhe numri i rasteve. Shumë nga rregullat e parandalimit të infeksionit nuk janë zbatuar. Kjo është edhe një nga arsyet pse në disa nga institucionet publike apo private, kemi pasur raste me koronavirus. Kjo ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave të kontrollit të infeksionit. Kur flasim për masat e kontrollit të infeksionit ato nuk janë vetëm për institucionet shëndetësore, por kanë të bëjnë me të gjitha llojat e institucioneve.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Binos, koronavirusi nuk ka ikur por vazhdon të jetë aktiv. Nëse shkelen masat virusi mund të përhapet psi kemi të bëjmë me një sëmundje ngjitëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Silva Bino: ”Protokollet janë shumë të qarta për këtë gjë. Shpesh herë njerëziot e neglizhojnë. Ne në maj patëm një numër shumë të pakët të rasteve dhe një pjesë e mirë  e njerëzve menduan se koronavirusi iku, por koronavirusi ka qenë aty. Një shkelje sado e vogël e masave të kontrollit të infeksionit sjell përhapjen. Kemi të bëjmë me një sëmundje tepër ngjitëse.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?