Rritja e të infektuarve me Covid, Simaku: Pasojë e hetimit të thelluar të rasteve të reja, jo rikthim i valës
Rritja e rasteve të reja me Covid-19 në ditët e fundit, ku një pjesë e të infektuarve kanë qenë mjekë dhe infermierë në QSUT, kanë rikthyer frikën për një valë të dytë të virusit.
Në një intervistë për Ora News, epidemiologu Artan Simaku tha se kjo nuk ka të bëjë me një rikthim të valës por me hetimin e zgjeruar dhe të thelluar të çdo rasti të ri të identifikuar.
Artan Simaku: ”Nuk është një rikthim i valës por është një numër i shtuar si pasojë e hetimit të zgjeruar dhe të thelluar që kryhet për çdo rast të ri të identifikuar. Është thënë që me lehtësimin e masave do të ketë një numër të vogël me luhatje por gjithnjë drejt rënies.
Ditët e fundit është vënë re kjo rritje sepse është kryer hetimi i thelluar dhe i zgjerua ri rasteve të identifikuara.Nuk mund të themi që janë neglizhuar masat, por aktualisht po kryhet hetimi i zgjeruar dhe i thelluar i raste djhe kontakteve të ndryshme. Nuk ka shqetësim për rikthim të valës por duhet të ketë kujdes dhe të respektohen masat e distancimit social.”